8-13 mars, gratë italiane dhe emigrante festojnë bashkë
________________________________________
Me rastin e festës së gruas, edhe në Ankona është organizuar një aktivitet, nga Bashkia e Ankonës dhe nga Shoqata “Rruga e Tretë, Gra&Gra”. Fetsa nisi më 8 mars, me gra italiane dhe emigrante, që me mimoza nëpër duar, marshuan në rrugën “Carl Alberto”. Përgjatë bulevardit ishin vendosur lule në forma zemre.
Po nga të njëjtët organizatorë, marshi i aktiviteteve është zhvilluar edhe në datën 13 mars, dedikuar grave. Në kuadër të po të njëjtit projekt, femrave iu dhuruan mimoza dhe poezi, duke e bërë ditën, deri në mbrëmje, të paharrueshme për gratë, që në numër ishin gati 200. Mbrëmja përfundoi me meshkujt që gatuan dhe shërbyen në tavolinë për femrat. Ndër ta ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Ankonës, Fiorello Gramiliano. Poetë emigrantë dhe italianë, lexuan në skenë poezitë dedikuar femrave. Në mbrëmjen e rezervuar femrave, mori pjesë edhe presidentja e Shoqatës “Qytetarë të Botës”, Mimoza Hametaj, si dhe piktori shqiptar Bashkim Alushi, që prezantoi portrete të femrave.
(Ne foto: Portet i Emma Bonino, zv/Presidente e Senatit Italian, punuar nga piktori shqiptar B.Alushi)
Pergatiti: Jonida Salku