Vizita e assesorit Alfonso Napoletano

Vizita e assesorit Alfonso Napoletano

Marche ,Maiolati

Marche ,Maiolati

Nga ekspozita ne Itali

Nga ekspozita ne Itali

interview








Ancona -Itali

Ancona -Itali
Ekspozita e piktures

Ekspozita

Ekspozita
Bashkim Alushi

intervista

intervista 2






Bashkim Alushi ekposita





Ritratto

Ritratto
Cantautore e pittore anconetano Fabrizio Annini








8 Marsi

8 Marsi
8 Marzo

Vorrei piangere sulle tue ginocchia - Fabrizio Annini, Maurizio Silvestrelli






2009

2009


Lettori fissi











mercoledì 21 agosto 2013

mercoledì 16 giugno 2010

Redazione Anconainforma.it

Ancona vista dall’altra sponda dell’Adriatico
Mostra a palazzo Camerata

14/06/10
Ancona - “Ancona vista dall’altra sponda dell’Adriatico”: lo sguardo stupito del pittore albanese Bashkim Alushi va per magia a posarsi sopra le bellezze naturali ed artistiche della città di Ancona.
La sua mostra di pittura, organizzata dall’associazione “Cittadini del mondo” di concerto con Provincia e Comune di Ancona, è un osservare la “porta d’Oriente”, dalla sua antichità fino al presente.
L’esposizione è aperta dal 12 al 20 giugno, dalle 19.30 alle 21.30 nei sotterranei di Palazzo Camerata, in via Fanti, 8.


Redazione Anconainforma.it

domenica 21 marzo 2010

Piktori shqiptar Bashkim Alushi

8-13 mars, gratë italiane dhe emigrante festojnë bashkë



________________________________________


Me rastin e festës së gruas, edhe në Ankona është organizuar një aktivitet, nga Bashkia e Ankonës dhe nga Shoqata “Rruga e Tretë, Gra&Gra”. Fetsa nisi më 8 mars, me gra italiane dhe emigrante, që me mimoza nëpër duar, marshuan në rrugën “Carl Alberto”. Përgjatë bulevardit ishin vendosur lule në forma zemre.
Po nga të njëjtët organizatorë, marshi i aktiviteteve është zhvilluar edhe në datën 13 mars, dedikuar grave. Në kuadër të po të njëjtit projekt, femrave iu dhuruan mimoza dhe poezi, duke e bërë ditën, deri në mbrëmje, të paharrueshme për gratë, që në numër ishin gati 200. Mbrëmja përfundoi me meshkujt që gatuan dhe shërbyen në tavolinë për femrat. Ndër ta ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Ankonës, Fiorello Gramiliano. Poetë emigrantë dhe italianë, lexuan në skenë poezitë dedikuar femrave. Në mbrëmjen e rezervuar femrave, mori pjesë edhe presidentja e Shoqatës “Qytetarë të Botës”, Mimoza Hametaj, si dhe piktori shqiptar Bashkim Alushi, që prezantoi portrete të femrave.


(Ne foto: Portet i Emma Bonino, zv/Presidente e Senatit Italian, punuar nga piktori shqiptar B.Alushi)


Pergatiti: Jonida Salku

mercoledì 9 dicembre 2009

HAJKU” i grafikes dhe piktura poetike e Bashkim Alushit

HAJKU” i grafikes dhe piktura poetike e Bashkim Alushit
09 April, 2009 01:40:00
Font size: Decrease font Enlarge font
image Bashkim Alushi

Tashmë në plejadën e piktorve shqiptar vihen re penela të pafundëm, ngarkuar me kontraste emotive, mozaik ngjyrash dhe forma e stile të larmishme pikturimi që dëshmojnë për një hapsirë të gjerë konceptuale dhe estetike. Dhe padyshim, në gjithë këtë prurje të artit figurativ, ajo që të bie më tepër në sy është karakteri eruptiv i lirisë së krijimit artistik. Një pjesë e tyre janë të rinj, ndërsa pjesa tjetër vjen nga përtej kapërcyellit kohor të tranzicionit. Kjo kategori dëshmon etjen dëshpëruese të “frymës së ndrydhur” në kornizat atraktive të realizmit socialist.

Disa nga “frymët e ndrydhura” e përballi konkurencën e tranzicionit, duke i kthyer studiot e tyre të punës, në “varka” të vogla me vela në detin e dallgëzuar të tregut të lirë. Pikërisht ky treg u bë për ata “shkolla” selektive dhe imponuese ku notën e parë të vlerësimit ua jepte publiku i gjerë, i cili ndërkohë me shijen e tij të larmishme kushtëzonte edhe vet ekzistencën e tyre artistike. Një studio në rrugë, një studio dyqan dhe një shitës piktor; ky ishte trinomi fatal për artistin e pikturës shqiptare që nuk arriti ta merte pasaportën e emigrantit. Një piktor i tillë është edhe Bashkim Alushi. Krahas ekzpozitave vetjake dhe kolektive në Shqipëri, Greqi, Kosovë e Zvicër, Alushi ka hapur studion e tij në Fier e Tiranë ku miq e shok, kalimtar të rastit, turist, kritik arti, poet e shkrimtarë, piktorë e artist të fushave të ndryshme, hyjnë e dalin duke gjallëruar me përshëndetje, biseda, vlerësime e kritika me blerje e porosira, shpirtin e tij të zjarrtë. Ajo arriti të kthehej pak nga pak në “qendër kulturore” ku “bekoheshin” mendime e debate të ndryshme intelektuale.

Tashmë ai është bërë një artist i pjekur me “hije” artistike, dhe ajo “varka” e dikurshme me vela është kthyer në një anije të madhe e të fuqishme që lundron e sigurt në detin e pafund të konkurencës. Bashkim Alushi është futur në këtë konkurencë me dy gjini simotra; grafikë dhe picture. Dhe në secilën prej tyre, ai mëton një lirizëm meditative të përkorë, ku “ndjesia” e penelit përziehet herë herë me një lloi filozofie të dukshme të cilat së bashku i japin artit të tij pikturik shijen e ëmbël të një fruti. Në të dyja këto gjini lirizmi i spikatur i penelit, i kthen punët e tij në një krijim poetik, ku grafika për vet “shkurtësinë” e saj ngjason me një hajk, kurse piktura me një poezi lirike plot rima dhe muzikalitet.

GRAFIKA SI “HAJKU”

Me grafikën Alushi është marrë që në rininë e tij të hershme. Ajo është “dashuria e parë” artistike për të dhe përbënë një pasuri arkivore të bollshme, botuar në organe të ndryshme të kohës, si gazetat “Drita”, “Zëri i Rinisë”, revista “Ylli,” “Dhjetë korriku,” etj. Ai është paraqitur në ekspozita kombëtare si dhe në katër konkurse “Onufri”. Gjthashtu disa prej tyre përbëjnë fondin e Muzeut Historik të Fierit, në Grafika e Alushit ka një specifikë të përvijuar qartazi në individualitetin krijues të tij.

Ajo “fletë” me gjuhën e veçantë të simbolit dhe secila prej tyre, ngjason me një “mulate” elegande që end para vizitorit pëlhurën magjike të mesazheve. Ato qarkohet nga një shirit i hollë drite që duket si një rrëkezë e argjendë optimizmi, e cila rrjedh përjetësisht mbi artin e tij. Konturi i kursyer bardhë e zi dhe argjendi i rrëkezës, i ngjasojnë “mulatet” e Bashkim Alushit me një “hajk” të bukur poetik. Brenda tyre “këndonë” herë – herë, një bulkth i vogël pranveror, herë – herë, një gjon i vetmuar në trishtimin e tij të mbyllur. Në periudhën e socrealizmit, orientimet ideore e kufizonin artistin në pasqyrimin e vlerave më të spikatura të trashëgimisë sonë popullore; folklorit, traditave etnokulturore, arkitekturës së ndërtesave mesjetare, kulturës materiale etj.

Kjo është tematika kryesore e tij rrahur në këtë periudhë. Ndërsa me shfaqjen e tranzicionit, shumë nga simbolet e këtyre grafikave, filluan të flisnin me gjuhën e këmbanave. Është gjuha e trishtimeve të thella që burojnë nga përzgjedhja e të vërtetave më të dhimbshme të njeriut. Pikërisht në këtë periudhë tematika dhe gama e tyre, përdorura tek artistët shqiptarë u bë tejet e larmishme. Tek Alushi u fut midis të tjerash, zinxhiri, harta dhe loti. Zinxhiri ishte i bardhë, si vet skllavëria pa etiket, harta ishte metamorfoza e detrave të botës në ëndrrën e tyre “të dehur”, ndërsa loti u shfaq në gurrën e tij të përjetshme; tek syri i nënave. Veçse tashmë ai, nuk binte mbi “lëndinat” e legjendave të kurbetit por mbi trupat e humbur të të rinjve në udhët e mistershme të emigrimit. Një nga tiparet e reja që fiton grafika e këtij autori nëpërmjet simboleve të tilla ishte lidhja me botën. Turma emigrantësh vraponin nën zinxhirat e “bardhë” të skllavërisë drejt deteve të vizatuar si harta gjeografike e globit. Mbi breg rrinin nënat e përlotura, të ngujuara në ethet e pritjes së pafund. Viti i mbrapsht ’97 vjen gjithashtu me gjurmë të ikurish. Klithma e tmerrit popullor dhe kuja e tij e lemerishme marin një shprehje të qartë revolte. Ato shpërthejnë furishëm brenda një grushti të mbledhur si një “borxh” tiranik kundrejt luspave prej dinosauri të politikanëve shqiptarë. Nëna te kjo grafikë mer një kult të veçantë.

Ajo bëhet elementi kryesor i shprehjes së dhimbjes dhe krenarisë sonë kombëtare. “Zoti, ngaqë nuk kishte kohë të merrej me punët e tij në tokë, krijoi nënën,” thuhet diku në shkrimet e shenjta. Bashkim Alushi duke u marrë gjerësisht me të, sikur meret njëherazi me gjithë botën. Nëpërmjet figurës së nënës ai ka simbolizuar edhe Kosovën në periudhën e eksodit të saj biblik. Nëna ravijëzohet aq përsosur, sa konturet e sajë të kursyera bardhë e zi, ngjasojnë me “hajkun” më të bukur poetik të kësaj grafike.

PIKTURA SI POEZI

Krahas “dashurisë së parë”, Alushi e zgjeroi aktivitetin e tij edhe në fushën e pikturës. Ai e fokusoi penelin kryesisht drejt pejzazhit pa neglizhuar as portretin e as kompozimin. Nga grafika ai trashëgonte aftësinë e vizatimit e cila e disiplinonte pikturën dhe e bëntë atë më të arsyeshme e më të lexueshme. Ndërsa “hajku” i tyre u kthye mbi telajo në një poezi të bukur lirike mbushur me ngjyrat e shumllojshme të të gjitha stinëve. Ajo ç’ka të bën më shumë përshtypje te ky piktor është raporti komunikues ndërmjet tij dhe realitetit. Kodin e këtij komunikimi e përbën gjithkund elementi shpirtëror që ai e vë prej vetes. Ky element përbën pasaportën e identitetit të tij pikturik. Piktura dhe stili, ratifikohen pastaj në procesin e gjerë të aplikimit të cilat e bëjnë atë të njihet edhe pa patur nënshkrim.

Tashmë individualiteti i tij shpreh karakteristikat e veta krijuese. Ekspresiviteti, burimi i dritës dhe tekstura, shfaqen tek kjo pikturë në mënyrë krejt të veçantë. Ekspresiviteti i pikturës së Alushit e ka sekretin tek momenti selektiv i kontaktit me realitetin e pasqyruar dhe në përzierjen e tij me surealen. Kontakti me realitetin e bën atë të përzgjedhi natyrshëm vetëm ato elementë që e frymëzojnë dhe i shërbejnë abstragimit. Kjo do të thotë se syri i tij është aftësuar të “rrëmbejë” copëza realitetesh duke e “vjelë”objektet e tij në anën më tipike të ttyre, në përputhje me nxitjen e brendshme emotive të krijuesit. Ndërsa abstragimi zhvillohet brenda një logjike të caktuar duke ruajtur raportet harmonike të veçantës me të përgjithshmen. Madje shpesh të krijohet përshtypja sikur autori anashkalon detajin konkret. Por ky është thjesht një iluzion pasi detali jo vetëm që egziston brenda kësaj harmonie, por edhe ndihmon madje në realizimin e abstraktes.

Ndërsa surealja, duke mëtuar ekuilibret e prishur të objekteve, përhumbet nën një befasi të fshehtë drejt joshjes së përhershme të vizitorit. Ajo shfaqet vetëm paksa dhe vetëm në masën e duhur, si për të dhënë një kumt të veçantë adhurimi. Drurët e “dehur” nga mjegullat pranverore, gjethet e shkrira me trungun dhe degët, përzgjaten në formë ëndërre duke shoqëruar një relief të thyer deri në dhimbje. Gurët e një bregdeti të kthyera në petale trëndafili me format e çuditshme të guaskave shoqërojnë romancën e një çifti të rinjsh në një kompozim idilik. Kurse pasqyrimet e objekteve mbi ujra, veshur me një përkulje finë, të japin idenë e një “narcizmi” natyral. Kjo pra e bën ekspresive këtë pikturë, krahas dritës dhe elementëve të tjerë artistik dhe teknik së përdorimit të tyre. Drita tek Alushi duhet konsideruar një mjeshtëri piktorike. Ajo nuk është as e qetë, as e përmbajtur e as e shuar si tek peizazhet e Mios, as e beftë si tek Muharremi, as thjesht e natyrshme sit e Kamberi apo Haliti. Ajo vërshon e lirë nga çdo skaj i tablosë duke u endur mbi pamjen e saj si një vel i hollë nusërie në funksion të bukurisë. Burimi kryesor i saj është domosdoshmëria dhe jo rastësia.

Aty bashkohet ndjenja poetike, analiza racionale dhe ideja filozofike e temave të zgjedhura, të cilat së bashku ndërtojnë arkitekturën e tabllosë. Herë – herë ajo bëhet e trishtë, herë – herë optimiste dhe herë – herë parazitare. Duket si një “frymë Circeje” që endet mbi tingujt e heshtur të ngjyrave për t’i kthyer ata në muzikën e magjishme të lirikës poetike. Lirikat kanë frymëzimin e natyrës dhe Alushi dekodohet si poet i sajë. E bukura në këto punime vërshon përmes tonaliteteve të përzgjedhura dhe bëhet njëherazi sa konkrete aq edhe e prekshme. Në fund të tabllove kjo dritë e “lodhur” sikur ulet një çast të çlodhet mbi “vijën prozaike” të vendosur enkas për atë. Kjo vijë jepet e tretur në harmoninë e përgjithshme të ngjyrave dhe imazhi i saj funksionon më tepër si një ide iluzive sesa një fakt real. Dihet që drita buron nga ngjyrat dhe Alushi ka kultivuar një ndjenjë të fortë dekorative veçanërisht tek peizazhi i natyrave të qeta. Ai tashmë dëshmon për atë lloi ekuilibri aq të dëshiruar tek piktorët, ku ngjyra arrin masën e ndjenjës dhe realizimi i së cilës kërkon talent dhe inteligjencë. Mjeshtëria e përzgjedhjes së tyre dhe teknika e “shtrirjes” së në telajo, përbën art. Pjesë e kësaj teknike tek Alushi, krahas penelit, është edhe përdorimi i spatulës dhe i bojës pastale të paholluar.

Përdorimi i spatulës ruan brenda vetes energjinë e frymëzimit të beftë dhe nervin e tendosur të ekspresives. Përdorimi i saj në këto momente, megjithse tepër i vështirë, i ngjan fluturimit të vrullshëm të një shpendi të egër mbi valët e shkumëzuara të detit. Nëpërmjet saj Alushi krijon një teksturë të veçantë e cila vihet në funksion të shprehjes konkrete të frymëzimit të tij. Herë - herë e ashpër dhe “kulmore”, herë - herë e lëmuar dhe e butë, kjo sipërfaqe pasqyron mbi vete gjurmët e shumta të objekteve. Me këto elementë të spikatur individual piktura e Alushit po fiton gjithmonë e më shumë simpatizantë dhe admirues të të gjitha niveleve. Ata shohin të shprehura tek ajo vlerat autentike dhe origjinale të një arti të vërtetë, ku tematika sociale, natyra dhe çdo grimcë e realitetit, interpretohet me gjuhën e ngrohtë e të freskët artistike dhe me gjithë aromat e veta kombëtare. Si e tillë kjo pikturë po dëshmon për udhëtimin e sigurt të “anijes” studio të Bashkim Alushit në detin e pafund të konkurencës.





Fieri.com / Nuri Plaku